>

Properties

Falcon. Connecting the world with opportunities.

Nuk ka arsye më të mirë për të blerë një pronë në Shqipëri

 

Bregdeti shqiptar ofron pamje mahnitëse, ujëra të kristalta dhe ofertat më të mira të pronave kudo në Mesdhe. Nuk është çudi që blerësit po vërshojnë në vendin tonë nga e gjithë bota.

Në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur , investimet në prona në këto zona mund të konsiderohet një biznes fitimprurës. Agjentët imobiliar pretendojnë se mbetet një investim i sigurt dhe se pasuritë e paluajtshme mund të sjellin fitime të kënaqshme nëse kërkon të bësh biznes me të. Qiratë e larta dhe çmimet në rritje të pronave nuk e zgjasin shumë periudhën e shlyerjes dhe garantojnë nivele të larta të të ardhurave.

Nëse jeni duke kërkuar për një vend ku të maksimizoni investimet në prona të paluajtshme, Shqipëria është një mundësi e shkëlqyer. Ka një vendndodhje të mirë gjeografike, një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik dhe në detin Jon, dhe është një distancë e shkurtër fluturimi nga kryeqytetet kryesore evropiane.

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme, me përjashtim të disa qyteteve dhe fshatrave bregdetare, kryesisht në rivierën jugore, është i orientuar drejt qytetarëve shqiptarë dhe shqiptarëve që jetojnë në vende të tjera.

E mira e tregut te pasurive te paluajtshme ne vende si Saranda, Vlora, Gjirokastra, Qeparo, Borsh, Himara, Vuno dhe fshatra te tjere bregdetare eshte se ato nuk jane aq te shtrenjta sa pronat e paluajtshme ne bregun tjeter te detit Jon apo Adriatik.

Nëse planifikoni të investoni në prona të paluajtshme në Shqipëri synoni ose qytete universitare ose destinacione turistike. Në të dyja rastet, mund ta vendosni pronën tuaj në Air BNB për kohën e vitit që nuk e përdorni. Këto zona dhe qendra ekonomike tërheqin qiramarrës afatgjatë.

Portofoli i agjentëve tanë të pronave në Shqipëri përfshin prona për shitje në Tiranë, Durrës, Sarandë, Vlorë, Dhërmi, Himarë dhe lokalitete përreth. Ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni shtëpinë tuaj në ofertat më të mira të disponueshme.

Na kontaktoni

[email protected] ose +355697083077

Zyrat tona

Rr. Panorama, Tirana, Albania

Rrjetet sociale

Është themeluar më 2014 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Real Estate

    Lidhu me ne.
    Ne ju asistojmë me gjithçka!




    Ne ju përgjigjemi brenda 48h. Mundeni gjithmonë të na telefononi.