Ofrohet për shitje apartament me tipologji 2+1+2 tualete.Ka sipërfaqe totale 116 m2 dhe sip. të brendshme 96 m2. Ndodhet në katin e 7. Apartamenti është në një godinë multifunksionale me 13 kate+ 3 kate parkim nëntokë. Kufizimet e sheshit të ndërtimit janë: Në pjesën veri-lindore me rrugën “Mine Peza” dhe në pjesën veri-perëndimore me rrugën sekondare që futet në brendësi të lagjes, kurse në pjesën jug-perëndimore dhe në atë jug lindore parashikohen pasazhe pedonale dhe hapësira të sistemuara e të gjelbëruara. Shitet me 1300 Euro/m2 , cmim okazion.
Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë mund të na kontaktoni!