Në Zonën e Brrylit, Përballë shkollës Niket Dardani, shitet apartament 2+1+2 tualete dhe 1 post parkimi 20 m2 i përfshirë në cmim. Sipërfaqe e apartamentit 90 m2+20m garazhdi. Apartamenti ndodhet në katin e 4-të banim të një pallati të ri me ashensor. Apartamenti ka planimetri të rregullt me hapësira të bollshme dhe është i organizuar si më poshtë: korridori që bën shpërndarjen në ambjentet e tjera të apartamentit, ambienti ndenjes dhe gatimit, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Punimet në apartament janë cilësore, me mobilim bashkëkohor dhe mjaft i përshtatshëm. Zona në të cilën ndodhet ka te gjitha fasilitetet për një jetesë komode duke patur pranë disa institucione, banka, linje urbane, si dhe akses në rrugë kryesore Porcelan, Unazë, Brryl.
Për një vizitë në pronë ose për më shumë informacion na kontaktoni.