Apartament për shitje në rrugën Karl Gega në Tiranë, buzë Bulevardit të Ri të Tranës tek ish Stacioni i Trenit.
Hyrja ndodhet në katin e parë, me ashensor.
Organizohet në sallon së bashku me ambient për ngrënie dhe kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor, ballkon dhe një verandë të përbashket. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 120 m2.
Apartament ofrohet i mobiluar me një stil modern dhe shumë komod, salloni është i bollshëm, kuzhina është e mobiluar në mënyrë kontemporane dhe është e pajisur me cdo pajisje elektroshtepiake të nevojshme për gatim.
Cdo hapësirë e shtëpisë ka të instaluar kondicionerë për ngrohje dhe ftohje.
Apartamenti mundëson ndricim me dritë natyrale përgjatë gjithë ditës.
Çmimi është i diskutueshëm.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të kontaktoni!