I ndodhur vetëm 5 minuta larg qendrës së qytetit të Korçës, Kompleksi Rezidencial Favina përbëhet nga 6 ndërtesa të dallueshme me mbi 500 apartamente në total. Standardet e larta të ndërtimit si dhe dizajni i gjerë dhe elegant i vetë apartamenteve, së bashku me të gjitha shërbimet thelbësore rezidenciale si shkolla, kopshte, supermarkete dhe banka që rrethojnë këtë vendndodhje, e bëjnë Kompleksin Rezidencial Favina një vend mjaft tërheqës për të jetuar në qytetin e Korçës.
Shiten 9 apartamente të tipologjisë 1+1. Apartamentet kanë sipërfaqe të ndryshme dhe ndodhen në kate të ndryshme. Janë të pajisur me ashensor dhe disa janë të mobiluar, pjesërisht të mobiluar ose bosh. Çmimi është okazion, 480 euro/m2. Punimet janë shumë të mira dhe cilësore.
Për më shumë informacion ose një vizitë në prone mos hezitoni të na kontaktoni!