Shitet hotel te Mali i Robit, pranë Prestige. Hoteli përbëhet në total prej katër katesh, nga të cilët tre kate janë hotel dhe një kat restorant. Ka mundësi që të shtohen dhe dy kate të tjerë. Sipërfaqja totale është 1000 m2, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit është 500 m2 restoranti dhe 400 m2 hoteli. Nëse nevojitet pranë hotelit ka dhe 2000 m2 tokë për ndërtim tjetër. Hoteli është i kompletuar me të gjitha mobiljet dhe pajisjet e nevojshme.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!