Properties

Falcon. Connecting the world with opportunities.

Jepet me qera kapanon multifunksional në autostradën Tiranë-Durrës, në Mucaj të Vorës

None

3000m²

Me qera

Përshkrimi

Jepet me qera kapanon multifunksional në autostradën Tiranë-Durrës, në Mucaj të Vorës.
Kapanoni organizohet në 3 kate, ku secili kat është 1000 m2 dhe sipërfaqja e truallit 3000 m2, Sipërfaqja e verandes (tarraca) është 1000 m2, e cila mund të shfrytëzohet për funksione të ndryshme. 2200 m2 është sipërfaqja e parkimit, i cili ndodhet para objektit, gjë që mundëson aksesin e lehtë të kamioneve nga 2 portat kryesore.
Objekti ka 2 qepena elektrike për ngarkim-shkarkim malli dhe një derë kryesore e personalizuar për personelin, e cila lidhet me shkallët dhe një ashensor 2.1 ton industrial që ka dalje në çdo kat. Gjithashtu ndërtesa ka 12 tualete, ku janë të vendosur 4 në çdo kat. Në pjesën anësore të ndërtesës janë të vendosura shkallët e emergjencës.
Linjë e posacme nga ujësjellësi dhe pus uji, i cili mundëson ujë pa ndërprerje në kapanon. Linjë tre-fazore elektrike dhe gjenerator që mundëson vazhdimësinë e punës pa ndërprerje.
Ndërtim shumë cilësor, i vitit 2020. Ambienti ka pozicion strategjik me vendndodhje shumë të mirë, i cili është i favorshëm për zhvillimin e bizneseve të llojeve të ndryshme.
-Ashensor:
Industrial 2.2 ton
-Tualet:
4 për cdo kat = 12 total
-Sistem Zjarrfikës
-Energji 3 fazor
-Furnizimi me ujë:
Pus dhe ujë 24h
-Sistem kamerash + Sistem Alarmi
-Shkallë emergjence
-3 kate & lartësi:
1. kat 1000m2 5m
2. kat 1000m2 4.5m
3. kat 1000m2 4m
-2000m2 parking
-Kati 2-3 i projektuar për 2.5ton për m2.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!

ose na dërgo një email...

Related properties

Na kontaktoni

[email protected] ose +355697083077

Zyrat tona

Rr. Panorama, Tiranë

Rrjetet sociale

Është themeluar më 2014 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Real Estate

    Lidhu me ne.
    Ne ju asistojmë me gjithçka!




    Ne ju përgjigjemi brenda 48h. Mundeni gjithmonë të na telefononi.