Shitet vilë në Korçë, pranë Drejtorisë së Tatimeve. Vila është e përbërë nga tre kate, me një sipërfaqe totale prej 320 m2.
Organizimi i kateve: Kati i parë ka një sipërfaqe prej 70 m2, aktualisht funksionon si lokal, dhe mund të shfrytëzohet për biznese të ndryshme.
Kati i dytë dhe i tretë janë ambjente banimi, secili nga 125 m2. Secili kat ka nga 4 dhoma gjumi, 1 sallon-kuzhinë, 2 tualete dhe pjesa e ballkoneve.
Vila ka dhe pjesën e tarracës e cila të jep mundësinë për të ndërtuar edhe kate të tjerë.
Zona ku ndodhet ofron të gjitha facilitetet për një jetësë të rehatshme sepse ndodhet në një zonë kryesore të qytetit afër me qendrën. Vila është një investim i mirë për vetë vendndodhjen që ka dhe hapësirën e bollshme e cila mund të përdoret për klinikë, hotel, dhe një shumëllojshmëri biznesesh.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!