Shitet super vilë tek Lagjia 11 Korçë. Është e përbërë nga 2 kate + podrum ½ mbi tokë dhe ka një sipërfaqe trualli prej 204 m2. Organizimi i vilës:
Kati i parë me sipërfaqe 120 m2: sallon-kuzhinë, dhomë ndenje, sallë ngrënie me trapezari dhe 2 tualete.
Kati i dytë me sipërfaqe 130 m2 : 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon për secilën dhomë.
Podrumi me sipërfaqe 110 m2, është i ndarë në 2 dhoma, lavanderi, dhe garazh me hapësirë për 2 makina.
Vila është e investuar në detaje me arredim bashkëkohor. Është ndërtim i ri, i vitit 2018 me punime shumë cilësore. Ka sistem ngrohje nga dyshemeja, kaldajë me gaz. Sistem kapot, kondicioner, oxhak.
Ndodhet në një nga zonat më te preferuara të qytetit Korçë, me të gjitha shërbimet dhe facilitetet e nevojshme për një jetesë komode.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!