>

Properties

Falcon. Connecting the world with opportunities.

Vilë në shitje – “Green valley Rezidence”, Tirana

3+3

354m²

Në shitje

Shpërndaje:

Përshkrimi

Green Valley, rezidenca më e re pranë parkut të Liqenit Artificial, Tiranë.
E pozicionuar në një nga zonat më të gjelbërta dhe të bukura të Tiranës me pamje nga parku i madh i liqenit, Green Valley sjell konceptin e “një shtëpie në mes të një pylli të vërtetë”, ku godinat janë të rrethuara me pemë të larta dhe kopshte private e publike. Koncepti i propozuar nga arkitekti është një simbiozë mes sipërfaqeve të brendshme me organizim optimal dhe oborreve të gjelbëruara të jetueshme në çdo stinë, të cilat vijnë si zgjatime të hapësirave të brendshme.
Cilësia absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura, teknologjia me qasje të fortë ekologjike i cili do të garantojë termo-izolim, zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje-ftohje të ajrit dhe të ujit, oborre private të mëdha për vilat dhe apartamentet në katin përdhe, mirëmbajtje dhe siguri maksimale 24 orë, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur.
Vilë e bashkangjitur në shitje 2 katëshe + bodrum me sipërfaqe ndërtimi 285.7 m2 + oborr 354 m2.
Organizimi total i vilës: Kjo vilë ofron në katin përdhe ambient ndenje, guzhinë të vecuar, ambient ngrënie, studio, një tualet dhe studio. Kati i parë ofron 3 dhoma gjumi, ku secila prej tyre ka tualetin përkatës dhe dy ambiente për garderobë. Kati – 1 ka ndricim dhe ajrim natyral dhe ofron ambient për depo, lavanderi etj. Ofron 2 vende parkimi të mbuluara.
Për më shumë informacion ose një vizitë në prone mos hezitoni të na kontaktoni!

ose na dërgo një email...

Related properties

Na kontaktoni

[email protected] ose +355697083077

Zyrat tona

Rr. Panorama, Tiranë

Rrjetet sociale

Është themeluar më 2014 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Real Estate

    Lidhu me ne.
    Ne ju asistojmë me gjithçka!




    Ne ju përgjigjemi brenda 48h. Mundeni gjithmonë të na telefononi.