Mandarine Drive ofron një mundësi unike jetese duke propozuar një hapësirë të kuruar në çdo detaj midis qetësisë, gjelbërimit, teknologjisë së fundit dhe luksit. Projekti spikat në arkitekturën moderne, e cila integrohet natyrshëm me vargun kodrinor të Lundrës e Mulletit. Mandarine Drive, zhvillohet në një zonë relativisht të re rezidenciale me një rritje të konsiderueshme në investime në 10 vjeçarin e fundit.
E konceptuar për të maksimizuar hapësirat funksionale, kjo vilë ofron komfort maksimal. Ambientet e brendshme janë plot dritë natyrale falë fasadave dopio xham, ndërsa ambientet e jashtme plot gjelbërim.Ka sipërfaqe trualli 316 m2, sip.totale banimi 270 m2 dhe sip. verande 32.5 m2.
Me 5 dhoma, hapësirë depo, kuzhinë, 4 tualete kjo vilë është kombinimi perfekt i “lux-it” dhe rehatisë.
Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë mund të na kontaktoni!