Super vilë në shitje midis Rrugës së Burgut dhe Rrugës Don Bosko, Tiranë. Vila është 3 kate, me hapësira të mirëorganizuara si të brendshme dhe ajo e jashtme. Ka një sipërfaqe ndërtimi 330 m2 dhe sipërfaqe trualli 600 m2.Pjesa e jashtme është e organizuar në oborr të gjelbëruar dhe i sistemuar, duke ofruar një ambjent të këndshëm dhe relaksues.Kati i parë organizohet në një dhomë ndenjeje me oxhak funksional, 1 kuzhinë, 1 tualet dhe 1 verandë. Kati i dytë organizohet në 3 dhoma gjumi dhe 1 tualet ndërsa kati i tretë ose papafingo është dhoma matrimoniale , 1 tualet dhe veranda. Vila ka arredim bashkëkohor deri në detaje, shume i këndshem, cilësor, me sistem ngrohje-ftohje, dyshemeja me parket. Cdo hapësirë e saj është e mirëorganizuar, ka ndricim të bollshëm natyral falë pozocionit që ka. Ndodhet në një zonë të zhvilluar, e aksesueshme me rrugë kryesore dhe e qetë për banim. Mundësi shumë e mirë investimi dhe banimi.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!