Mandarine Drive ofron një mundësi unike jetese duke propozuar një hapësirë të kuruar në çdo detaj midis qetësisë, gjelbërimit, teknologjisë së fundit dhe luksit. Projekti spikat në arkitekturën moderne, e cila integrohet natyrshëm me vargun kodrinor të Lundrës e Mulletit. Mandarine Drive, zhvillohet në një zonë relativisht të re rezidenciale me një rritje të konsiderueshme në investime në 10 vjeçarin e fundit.
E konceptuar për të maksimizuar hapësirat funksionale, kjo vilë ofron komfort maksimal. Ambjentet e brendshme janë plot dritë natyrale falë fasadave dopio xham, ndërsa ambjentet e jashtme plot gjelbërim. Ka sipërfaqe trualli 206 m2, sipërfaqe totale banimi 224,9 m2 dhe sipërfaqja e verandës 15 m2.
Me 3 dhoma gjumi, hapësirë depo, kuzhinë, sallon, 3 tualete, dhomë lavanderie + 2 poste parkimi të mbyllur kjo vilë është kombinimi perfekt i “lux-it” dhe rehatisë.
Shitet 450000 Euro.
Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë mund të na kontaktoni!