Kompleksi i vilave Long Hill ofron ambiente intime dhe familjare. Larg nga zhurma dhe jeta e vrullshme e qytetit, në Long Hill ju keni mundësinë të shfrytëzoni hapësirat dhe sheshet e vogla për relaksim dhe argëtim, në një ambjent të pastër dhe relaksues.
Gjatë bashkëjetesës në Long Hill ju do të ndjeni më pranë natyrën dhe do të keni mundësi të praktikoni sporte të ndryshme në ambientet e hapura. Vend të rëndësishëm zënë pishinat, sheshet e lojërave dhe qendra e shëndetit.
Ne ofrojmë vilë në shitje dhe për qera e cila organizohet duke e vendosur zonën e ditës në katin e parë. Ky kat pozicionohet në nivelin e rrugës dhe është një hapësirë e hapur, që përfshin ndenjen, gatimin dhe ngrënien si dhe një tualet. Në katin e fjetjes të gjitha dhomat janë të ekspozuara në ambjentet e kopshtit. Me një sipërfaqe 449 m2 dhe tipologji 3+1+3 tualete dhe 2 vende garazhd.
Cmimi i shitjes 1200000 Euro.
Cmimi i qerasë 3500 Euro/muaj.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të kontaktoni!