Kompleksi i vilave rezidenciale “Akacia Hills” i vendosur në zonën e Farkës (Mjull Bathore – autostrada e TEG), vetëm 10 minuta nga qendra e Tiranës.
Vilë në shitje disponon një siperfaqe trualli prej 805 m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi 554 m2 .Vila është e organizuar në 3 kate ndërtim me fasadë termike, dritare duralumini dopio xham, sistem kondicionimi me Chiller. Salloni në katin e parë është me vetratë dopio xham, me oxhak dhe ambient gatimi tërësisht i vecuar. Ambienti përreth vilës përbëhet nga një pishinë dhe oborr plot gjelbërim, i mbjellë me pemë.
Kompleksi është totalisht funksional dhe i kompletuar ofron mundësi të pafundme relaksi dhe qetësie. Vila është e pozicionuar shumë mirë ku drita natyrale është e vazhdueshme gjatë gjithë ditës dhe në çdo stinë, ndodhet në një nga zonat më të bukura të rrethinave të Tiranës, larg stresit që të krijon qyteti i zhurmshëm për të shijuar jetesen mes natyrës dhe ajrit të pastër.
Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë mund të na kontaktoni!