Shitet vilë shumë pranë qendrës tek Lagjia 8 në Korçë. Vila ka sipërfaqe trualli 490 m2 dhe është e përbërë: bodrum, kat përdhe, kati i parë dhe papafingo. Organizimi i vilës: Bodrumi ka sipërfaqe 150 m2. Kati përdhe me sipërfaqe 266 m2, i organizuar në sallon kuzhinë dhe tualet. Ka gjithashtu garazh me hapësirë për 2 makina, lavanderi dhe kaldajë. Kati i parë me sipërfaqe 189 m2 i përbërë nga 4 dhoma gjumi, 2 tualete, verandë dhe ballkon. Papafingoja ka sipërfaqe 20 m2. Vila është duke u ndërtuar dhe ka punime shumë cilësore. Mundësi e mirë investimi dhe për bujtinë.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!