>

Properties

Falcon. Connecting the world with opportunities.

Falcon.
Më të shpejtët në okazione

Është themeluar më 31/10/2014 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Tashmë me 4 zyra, përkatësisht në Tiranë (2), Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Korçë ka krijuar rrjetet e saj për të qenë sa më pranë klientëve të saj me shërbimet që ofron. Si objek në aktivitetin e saj ofron disa shërbime me fokus kryesor menaxhimin e pasurive të paluajtshme, por jo vetëm. Qëllimi ynë është vendosja e një standarti të qendrueshëm në marrëdhëniet midis klientit dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Ne ❤️ të punojmë me klientët tanë për të gjetur mundësi unike, qoftë blerës, shitës apo ndërtues.

Historiku

Falcon Real Estate është një kompani me një experiencë 7- vjecare në fushën e menaxhimit, kërkimit dhe shit-blerjeve të pronave. Numëron me qindra transaksione shitjeje, qeraje, sheshe ndërtimi etj. Aktualisht operon me dy zyra në Tiranë, një zyrë në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe një në Korcë si dhe shumë bashkëpunëtorë, duke mbuluar pjesën më të madhe gjeografike të Shqipërisë. Përbëhet nga një staf energjik, i kualifikuar dhe me njohuri specifike për pozicionin përkatës që mbulojnë. Agjentët tanë janë të specializuar në fushën e shitjeve dhe njohës të gjuhëve të huaja, që i bën të jenë fleksibël dhe në bashkëpunimin me klientë të huaj. Përvec shërbimeve në fushën e pasurive të paluajtshme ofrojmë shërbime në ofrimin dhe asistimin e procedurave të ndryshme pranë Kadastrës dhe marrjen e dokumentacioneve në lidhje me pronat, si dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Misioni

Ne jemi të angazhuar për të ofruar një nivel të lartë të ekspertizës, shërbimit ndaj klientit, vëmendje në detaje për marketingun, shitjet e pasurive të patundshme luksoze dhe pronave me qera. Me shërbimet dhe korrektesën tonë punojmë për të qenë sa më afër me klientët tanë. T’u shërbejmë atyre në kohë rekord duke i plotësuar kërkesat apo duke arritur në transaksione finale.

Na kontaktoni

[email protected] ose +355697083077

Zyrat tona

Rr. Panorama, Tirane

Rrjetet sociale

Është themeluar më 2014 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Real Estate

    Lidhu me ne.
    Ne ju asistojmë me gjithçka!




    Ne ju përgjigjemi brenda 48h. Mundeni gjithmonë të na telefononi.